Të gjitha njësitë punuese të ndërmarrjes janë duke vazhduar me ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e komunës së Vushtrrisë, përmes aktiviteteve si:
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e shëtitores “Enver Zymberi”;
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e lumenjve “Tërstena” dhe “Podranqa”;
- Pastrimi i hapësirave gjelbëruese përgjatë lumenjve;
- Pastrimi i rrugëve dhe trotuareve, duke vazhduar mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave.
- Debllokimi i kanalizimeve në qytet dhe në fshatra;
- Zgjerimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra, sipas kërkesave të qytetarëve.
NPL “Përparimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët.


































