Po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike nga punëtorët e vyer të kësaj njësie. Ata kanë filluar me prashitjen e drunjve dekorativë në hapësirat e bukura të sheshit “Adem Jashari”, ndërsa puna po vazhdon me krasitjen e drunjve në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë.
















