Ekipa kujdestare për mirëmbajtjen e hapësirave publike sot, gjatë gjithë ditës, ka pastruar hapësirën pranë lumit Sitnica, afër shëtitores “Enver Zymberi”.
Lusim të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë pjesë të mos hedhin mbeturina, por t’i vendosin ato në shportat e mbeturinave të vendosura përgjatë shëtitores.
Në këtë mënyrë kontribuojmë së bashku për një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.







