Ndërmarrja Publike po vazhdon me realizimin e planit të rregullt të pastrimit të rrugëve gjatë orëve të natës, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë në qytet dhe krijimit të kushteve më të mira për qarkullimin e qytetarëve.
Gjatë natës së kaluar është kryer me sukses pastrimi i rrugëve “Ismajl Qemajli” dhe “Ukshin Kovaqica”, ndërsa këto aktivitete do të vazhdojnë pa ndërprerje edhe në netët në vijim.
Sonte, duke filluar nga ora 21:00, ekipet tona do të realizojnë pastrimin e rrugës “Lumni Surdulli”.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë duke respektuar sinjalizimin e vendosur dhe, aty ku është e mundur, të mos i parkojnë automjetet në segmentet ku do të zhvillohet procesi i pastrimit. Mirëkuptimi juaj kontribuon në realizimin sa më efikas të këtij shërbimi në interes të të gjithë qytetarëve.





