Gjatë natës së mbrëmshme, ekipet e NPL “Pastrimi” kanë realizuar pastrimin dhe larjen e rrugës “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me trotuaret përgjatë saj.
Këto punë janë realizuar me qëllim të mirëmbajtjes së pastërtisë dhe krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të këndshëm për qytetarët.
NPL “Pastrimi” vazhdon me përkushtim punën në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përkujdesjen për pastërtinë në qytet.





