Ekipet kujdestare vazhdojnë punën në terren

Ekipet kujdestare të NPL “Pastrimi” po vazhdojnë punën në mirëmbajtjen dhe sanimin e problemeve të ndriçimit publik, bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve në qytet dhe fshatra.

Njëkohësisht, ekipet tona po angazhohen në debllokimin e tubacioneve të ujërave të zeza, si dhe në pastrimin e vazhdueshëm të rrugëve dhe trotuareve në qytet.

NPL “Pastrimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në adresimin me kohë të nevojave të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *