Vazhdon përkushtimi në mirëmbajtjen e hapësirave publike

Po vazhdon me intensitet puna për mirëmbajtjen e hapësirave publike nga punëtorët e përkushtuar të njësive përkatëse.

Gjatë gjithë javës ka vijuar ujitja e drunjve dekorativë në hapësirat e gjelbra të sheshit, si dhe e drunjve dekorativë përgjatë rrugëve të qytetit.

Kërkesave të qytetarëve për pastrimin e tubacioneve të ujërave të zeza u jemi përgjigjur në vazhdimësi dhe me kohë. Po ashtu, pa ndërprerë, po vazhdon mirëmbajtja e ndriçimit publik në qytet dhe në fshatra, duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Punët për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim, në shërbim të qytetarëve dhe me synimin për të krijuar një ambient sa më të pastër, të rregullt dhe të mirëmbajtur çdo ditë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *