Në këto orë të vona, ekipet tona të përkushtuara po vazhdojnë punën në mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e ndriçimit publik në Komunën e Vushtrrisë.
Puna dhe angazhimi i punëtorëve tanë nuk ndalet. Gjatë gjithë javës, ekipet kanë qenë të angazhuara në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, si dhe në larjen e rrugëve dhe trotuareve, me qëllim që qytetarët të kenë një ambient sa më të pastër, të rregullt dhe të sigurt.
Përmes angazhimit të vazhdueshëm, përgjegjësisë dhe punës në terren, NPL “Përparimi” – Pastrimi Vushtrri mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.
Puna jonë vazhdon çdo ditë, në çdo orë, për një Vushtrri më të pastër, më të ndriçuar dhe më të mirë për të gjithë.





































