Punëtorët e palodhur të NPL “Përparimi” – Pastrimi Vushtrri janë të angazhuar çdo ditë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë.
Gjatë ditës së sotme, ekipet tona janë duke kryer punime në pastrimin dhe mirëmbajtjen e shesheve, memorialeve dhe hapësirave të tjera publike, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të përshtatshëm për të gjithë qytetarët.
Përkushtimi, puna dhe profesionalizmi i punëtorëve tanë janë pjesë e rëndësishme e misionit të NPL “Përparimi”, me synim që hapësirat publike të mirëmbahen në vazhdimësi dhe qytetarët e Vushtrrisë të kenë një mjedis sa më të pastër dhe të denjë.
Falënderojmë punëtorët tanë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në shërbim të qytetarëve dhe komunës sonë.
NPL “Përparimi” – Pastrimi Vushtrri
Për një Vushtrri më të pastër, më të rregullt dhe më të bukur!
























