Punimet në mirëmbajtjen e hapësirave publike po vazhdojnë me përkushtim të pandalshëm nga punëtorët tanë të vyeshëm. Me angazhim të plotë dhe përgjegjësi të lartë, ata po kujdesen që çdo hapësirë e qytetit të mbetet e pastër, e rregulluar dhe e mirëmbajtur për të gjithë qytetarët.
Ky përkushtim i vazhdueshëm është dëshmi e vullnetit dhe energjisë së punëtorëve tanë, të cilët me punën e tyre të palodhshme kontribuojnë çdo ditë në përmirësimin e jetës urbane dhe në bukurinë e qytetit tonë.































