Pas dëmtimit të kabllove të rrymës në rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ekipi kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka ndërhyrë në kohë dhe ka rikthyer ndriçimin publik në gjendje të rregullt. Mirëmbajtja dhe zgjerimi i ndriçimit publik po vazhdon pa ndërprerje çdo ditë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, nga njësia punuese për ndriçim. Ndërkohë, puna po vazhdon edhe në mirëmbajtjen e hapësirave publike, përfshirë pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në qytet.

























