Sot, punëtorët e hapësirave publike kanë filluar krasitjen e drunjve dekorativë në rrugët e qytetit. Ata kanë vazhduar me pastrimin e hapësirave të gjelbra.
Puna ka vazhduar nga punëtorët e njësisë për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave, të cilët kanë larguar deponinë ilegale në fshatin Pasom. Largimi i deponive ilegale do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
Andaj, lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset që të mos hedhin mbeturina në vendet e ndaluara.


















