Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se nga sot, do të nisë larja e rrugëve të qytetit të Vushtrrisë.
Për secilën rrugë do të ketë njoftim paraprak. Ndërkohë, ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij shërbimi.
Sonte, duke filluar nga ora 23:00, do të fillojë larja e rrugës “Dëshmorët e Kombit”.
Andaj, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Me respekt NPL “Përparimi” Sh.A – Vushtrri

