Njoftim

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 06.04.2026 (e hënë), NPL “Përparimi” do të detyrohet të ndërpresë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave për ekonomitë familjare edhe në qytet si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare-borxheve të akumuluara ndaj Komunës. Nga e hëna shërbim ndërpritet për të gjitha ekonomitë familjare që gjendën në keto rrugë:

  • Vehbi Hetemi
  • Ismet Haliti
  • Agim Xhaka
  • Sefer Dubovci
  • Hazir Xhaka
  • Mustaf Jonuzi
  • Zymer Haziri
  • Bekim Zeneli
  • Mursel Hyseni
  • Hamit Zuqaku
  • Is Mehmeti
  • Isak Halili
  • Bajram Curri

Shërbimi do të rikthehet vetëm pas kryerjes së plotë të pagesave të papaguara.

Ftojmë të gjithë qytetarët e lartpërmendur që të përmbushin detyrimet e tyre financiare në afatin më të shkurtër të mundshëm, me qëllim të shmangies së pasojave të mëtejshme ligjore dhe sigurimit të vazhdimësisë së shërbimit.

Për informata shtesë, qytetarët mund të paraqiten pranë zyrave të Ndërmarrjes, si dhe në zyrat për shërbim ndaj qytetarëve në Komunë.

Data: 04.04.2026

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *