NJOFTIM MË RËNDËSI

Të nderuar qytetarë, sot është ndërprerë shërbimi i mbledhjes së mbeturinave për ekonomitë familjare në këto fshatra: Gllovotin, Bivolak, Stroc, Zhilivod, Bëqiq, Dubovc dhe Galicë, sipas orarit të rregullt të mbledhjes. Gjatë gjithë javës do të vazhdojë ndërprerja e shërbimit në të gjitha fshatrat përfshirë qytetin për të gjithë ata që nuk i janë përgjigjur thirrjes për shlyerjen e borxheve.

Ky veprim është ndërmarrë pasi këto ekonomi familjare nuk kanë dhënë përgjigje ndaj ftesës së Kryeshefit Ekzekutiv, të dërguar ditë më parë, për shlyerjen e borxheve të akumuluara.

📌 Afati i fundit: Nëse brenda 8 ditëve nga sot nuk kryhet pagesa për shlyerjen e borxhit, do të ndërmerren masa ligjore, përfshirë aplikimin e kamatës sipas legjislacionit në fuqi.
Ftojmë të gjithë qytetarët me obligime të papaguara që t’i kryejnë ato me kohë, për të shmangur pasojat ligjore dhe për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit.

Me respekt,
Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi”

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *