Njoftim zyrtar

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e premte, më 20.03.2026, nuk do të kryhet shërbimi i mbledhjes së mbeturinave në këto fshatra:

Pestovë, Reznik, Durak, Mihaliq, Bukosh, Dolak, Balincë, Jezercë, Stanoc i Poshtëm, Stanoc i Epërm, Novolan, Bruznik, Liqej dhe Lumi i Madh.

Shërbimi i mbledhjes së mbeturinave do të ofrohet vetëm në Unazën e Qytetit, ditën e premte, të shtunën dhe të dielën.

Në fshatrat e lartpërmendura, shërbimi do të realizohet një javë më vonë, ditën e premte, më 27.03.2026.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Njëherit, ju urojmë festën e Fitër Bajramit. Me respekt, NPL “Përparimi” Sh. A – Vushtrri

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *