Në këto ditë të nxehta, po vazhdojnë ujitjet e drurëve dekorativë, si dhe pastrimi dhe larja e rrugëve e trotuareve, përfshirë edhe largimin e deponive ilegale. Një trajtim i veçantë po ju bëhet varrezave të qytetit dhe dëshmorëve e lapidarëve.
Puna po zhvillohet pa ndërprerje në rregullimin dhe zgjerimin e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra, duke i trajtuar me kujdes kërkesat e qytetarëve që na vijnë vazhdimisht. Ne mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë.




























