Bashkëpunimi me Komunën në transformimin e qytetit, si dhe në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e hapësirave publike e gjelbëruese, po sjell ndryshime të dukshme në jetën e përditshme të qytetarëve.
Ndërrimi i emrit të rrethrrotullimit, nga ish-rrethi i Gobulës në “Rrethrrotullimi i Flamurit” në Vushtrri, është një hap simbolik që pasqyron identitetin dhe krenarinë e qytetit.
Sinqeriteti dhe bashkëpunimi i punës me punëtorët e palodhur të NPL “Përparimi” po japin rezultate të prekshme çdo ditë, duke kontribuar në pastërtinë, gjelbërimin dhe mirëqenien e qytetit. Ky angazhim i përbashkët është dëshmi se kur institucionet dhe qytetarët punojnë së bashku, Vushtrria bëhet më e bukur, më e gjallë dhe më mikpritëse për të gjithë.










