Edhe sot, ekipet kujdestare kanë vazhduar krasitjen e drunjve dekorativë në qytet dhe zonat periferike. Gjatë gjithë javës, puna ka vazhduar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, përfshirë pastrimin e rrugëve dhe trotuareve. Po ashtu, mirëmbajtja dhe zgjerimi i ndriçimit publik vazhdojnë në qytet dhe fshatra, sipas kërkesave që trajtojmë me prioritet. Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e komunës së Vushtrrisë.
Fotografitë nga terreni pasqyrojnë punën tonë.





















