NPL “Përparimi” ka filluar pastrimin dhe dezinfektimin e parkingut nëntokësor, punë që do të vazhdojë edhe nesër.
Njëkohësisht, po vazhdojnë aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, si dhe sanimi i problemeve në ndriçimin publik, duke u dhënë prioritet kërkesave të qytetarëve.
NPL “Përparimi” mbetet e përkushtuar për shërbime cilësore dhe një ambient më të pastër e më të mirë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.



























