Reagim

NPL “Përparimi “, shpreh shqetësimin e saj lidhur me dëmtimin e shpeshtë të rrjetit të ndriçimit publik në disa fshatra të komunës, për të cilin dyshohet se është shkaktuar nga ndërhyrjet e paautorizuara dhe nga pakujdesia e disa bizneseve private të ndryshme.

Pavarësisht investimeve të bëra për përmirësimin e ndriçimit publik në zonat rurale, janë evidentuar raste të dëmtimeve të qëllimshme apo të shkaktuara nga ndërhyrje të pakujdesshme në infrastrukturën elektrike publike. Këto veprime jo vetëm që shkaktojnë dëm financiar për ndërmarrjen publike NPL “Përparimi”, por edhe i lënë banorët pa ndriçim të mjaftueshëm, duke rritur pasigurinë dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ftojmë të gjitha bizneset dhe qytetarët që të respektojnë infrastrukturën publike dhe të mos ndërhyjnë në rrjetin e ndriçimit pa autorizim. Ndërmarrja “Përparimi” sh.a., në bashkëpunim me inspektoratin komunal dhe organet e rendit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Apelojmë për bashkëpunim të ndërsjellë në mbrojtjen e pronës publike dhe ofrojmë gatishmëri të plotë për të adresuar çdo problematikë përmes rrugëve institucionale.

Me respekt, NPL “Përparimi” Sh.A-Vushtrri!

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *