Dinamika e punëve në mirëmbajtjen e hapësirave publike po vazhdon pandërprerë nga punëtorët e njësisë për hapësira publike.
Ata janë të angazhuar në pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në qytet, si dhe në ujitjen e drunjve dekorativë.
Gjithashtu, puna po zhvillohet vazhdimisht edhe në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik, si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke i trajtuar me kujdes kërkesat e qytetarëve.
Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët.








































