NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në njoftimin (Nr. 97/26, datë 19.01.2026) të Kryeshefit Ekzekutiv, z. Fadil Bahtiri, lidhur me shpërndarjen e faturave që pasqyrojnë borxhin aktual dhe atë të akumuluar nga ekonomitë familjare, NPL “Përparimi” ju njofton për fillimin e zbatimit të masave shtrënguese ndaj atyre që nuk i kanë shlyer obligimet financiare.

Nga data 2 shkurt 2026, do të ndalet shërbimi i mbledhjes së mbeturinave për të gjitha ekonomitë familjare që nuk i përmbushin obligimet financiare pas pranimit të faturave, të cilat po shpërndahen çdo ditë.

Ky ndalim do të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e plotë të obligimeve financiare ndaj Komunës.

Ftojmë të gjithë qytetarët që ta respektojnë këtë njoftim dhe t’i kryejnë pagesat sa më shpejt, me qëllim të evitimit të ndërprerjes së shërbimit të mbledhjes së mbeturinave.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *