Dinamika e punëve në mirëmbajtjen e hapësirave publike gjelbëruese po vazhdon pandërprerë nga punëtorët tanë të vyeshëm e të palodhshëm. Ata nuk ndalen, vetëm e vetëm që qyteti ynë të jetë i pastër dhe i bukur për të gjithë banorët e Komunës së Vushtrrisë.
Andaj, le ta ruajmë ambientin së bashku, me kujdes dhe përgjegjësi qytetare. 🌱












