Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi” ju njofton se, për shkak të festës së Kurban Bajramit, ditën e mërkurë, më 27.05.2026, nuk do të realizohet shërbimi i mbledhjes së mbeturinave sipas orarit të rregullt në ato fshatra.
Shërbimi i mbledhjes së mbeturinave do të realizohet të mërkurën e javës së ardhshme, më 03.06.2026, sipas të njëjtit plan operativ.
Nesër shërbimi do të kryhet vetëm në Unazën e Qytetit.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Njëherit ju urojmë festën e Kurban Bajramit!
