U realizua pastrimi dhe larja e rrugës “Avni Saraqi”

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ekipet e NPL “Përparimi” realizuan pastrimin dhe larjen e rrugës dhe trotuareve në rrugën “Avni Saraqi”.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të NPL “Përparimi” për mirëmbajtjen e hapësirave publike, me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

NPL “Përparimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në zona të tjera, duke kontribuar në ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *