NPL “Përparimi” në Vushtrri vazhdon angazhimin për mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Ekipet e pastrimit janë në terren për të pastruar rrugët, trotuaret dhe hapësirat publike, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një mjedis i pastër, i sigurt dhe i rregullt.
Pastrimi në orët e mbrëmjes mundëson zhvillimin e punëve me më pak pengesa nga qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve, duke rritur efikasitetin e shërbimeve. NPL “Përparimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe u bën thirrje qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke mos hedhur mbeturina në hapësirat publike.
Një qytet i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe pasqyrë e kulturës sonë qytetare


