Dinamika e punëve në mirëmbajtjen e hapësirave publike të gjelbëruara nga punëtorët tanë të përkushtuar vazhdon pandërprerë çdo ditë, pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.
Njëkohësisht, ekipet tona kanë vazhduar punën në sanimin e problemeve të ndriçimit publik, si dhe në trajtimin e kërkesave të ndryshme të qytetarëve.
Ashtu siç jemi zotuar, do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime cilësore dhe profesionale për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, me përkushtim, përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm në mirëmbajtjen e mjedisit dhe hapësirave publike.











































