Lajm: Kompania e Pastrimit “Përparimi” vazhdon angazhimin për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër

Kompania e Pastrimit “Përparimi” ka vazhduar angazhimin e saj të palodhur për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe pastrimin e qytetit. Sot, ekipet e saj kanë filluar sezonin pranveror të kositjes së hapësirave publike-gjelbëruese, duke përfshirë pastrimin e lumin “Tërstena” dhe mirëmbajtjen e tubave të ujërave të zeza. Po ashtu, punëtorët e njësisë së ndriçimit publik kanë vazhduar zgjerimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit në qytet dhe fshatra.

Kompania “Përparimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *