Kompania e Pastrimit “Përparimi” ka vazhduar angazhimin e saj të palodhur për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe pastrimin e qytetit. Sot, ekipet e saj kanë filluar sezonin pranveror të kositjes së hapësirave publike-gjelbëruese, duke përfshirë pastrimin e lumin “Tërstena” dhe mirëmbajtjen e tubave të ujërave të zeza. Po ashtu, punëtorët e njësisë së ndriçimit publik kanë vazhduar zgjerimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit në qytet dhe fshatra.
Kompania “Përparimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.