Është eliminuar problemi i ndriçimit publik në rrugën “Lumni Surdulli” nga punëtorët e Njësisë së Ndriçimit Publik. Kjo rrugë ka pasur vështirësi që nga vënia në funksion e ndriçimit, por tashmë problemi është zgjidhur falë angazhimit të ekipit tonë. Puna ka vazhduar në pastrimin dhe kositjen e shëtitores “Enver Zymberi”, nga punëtorët e hapësirave publike dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e
komunës së Vushtrrisë.

















