Punimet e mirëmbajtjes së hapësirave publike vazhdojnë pa ndërprerje

Edhe gjatë ditës së sotme, ekipet e NPL “Përparimi” Sh.A. – Vushtrri kanë vazhduar me përkushtim realizimin e aktiviteteve të rregullta në mirëmbajtjen e hapësirave publike, me qëllim të ofrimit të një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Gjatë ditës janë realizuar këto aktivitete:

  • Pastrimi i hapësirave publike;
  • Ujitja e drunjve dekorativë dhe sipërfaqeve të gjelbra;
  • Vazhdimi i punimeve për mirëmbajtjen dhe rregullimin e ndriçimit publik në qytet dhe në fshatra, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Në këto ditë me temperatura të larta, angazhimi i punëtorëve tanë vazhdon me përkushtim të plotë për të siguruar mirëmbajtjen e infrastrukturës publike dhe të mjedisit.

Falënderojmë të gjithë punëtorët tanë për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *