Vazhdon dezinfektimi dhe pastrimi i kontejnerëve, si dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në Komunën e Vushtrrisë

NPL “Përparimi” Sh.A. po vazhdon me intensitet dezinfektimin dhe pastrimin e kontejnerëve në të gjitha pikat e qytetit të Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Ky aktivitet po zhvillohet si rezultat i temperaturave të larta dhe rritjes së sasisë së mbeturinave gjatë sezonit veror. Paralelisht, ekipet tona po vazhdojnë edhe pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të pastër dhe të rregullt për qytetarët.

Po ashtu, pa ndërprerje po realizohet ujitja e drunjve dekorativë përgjatë rrugëve, si brenda ashtu edhe jashtë qytetit, për të ruajtur gjelbërimin dhe estetikën e hapësirave publike.

NPL “Përparimi” Sh.A. mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe efikase, duke punuar çdo ditë për një Vushtrri më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirëmbajtur.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *