Në kuadër të aktiviteteve për nder të 17 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë, Ndërmarrja Publike Lokale “Përparimi” ka organizuar një aksion të posaçëm për pastrimin dhe larjen e shesheve dhe memorialeve të qytetit tonë.
Ky veprim simbolik ka për qëllim të ruajë dinjitetin e hapësirave publike dhe të kujtesës sonë historike, duke i dhënë qytetit një pamje të pastër e të hijshme në këtë ditë të shënuar.












