Menaxhimi i mbeturinave kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve

NPL “Përparimi” u bën thirrje qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë që të respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe të kontribuojnë në mbajtjen e një ambienti të pastër.

Krahas angazhimit të vazhdueshëm të punëtorëve, sidomos gjatë temperaturave të larta, menaxhimi i mbeturinave kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e secilit qytetar.

Ju lutemi që mbeturinat t’i vendosni në kontejnerë dhe t’i nxirrni në kohën e përcaktuar për mbledhje derë më derë. NPL “Përparimi” ofron shërbimin e mbledhjes së mbeturinave pesë herë në javë në fshatra, ndërsa në qytet çdo ditë të javës.

Faleminderit të gjithë punëtorëve të NPL “Përparimi” për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, edhe përkundër sfidave dhe defekteve teknike që mund të shfaqen gjatë punës.

Me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të kemi një Vushtrri më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *