Mirëmbajtja e hapësirave publike dhe shërbimet komunale vazhdojnë pa ndërprerje në Vushtrri

Punëtorët e Njësisë së Hapësirave Publike dhe të Njësisë për Mbledhjen dhe Transportimin e Mbeturinave po vazhdojnë angazhimin e tyre të përditshëm, duke garantuar mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë.

Puna po zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara, me përkushtim dhe përgjegjësi, 24 orë në ditë. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet mirëmbajtjes së ndriçimit publik, si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke trajtuar me prioritet kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Angazhimi i ekipeve tona vazhdon pandërprerë, me synimin për të siguruar një ambient më të pastër, hapësira publike më të mirëmbajtura, ndriçim funksional dhe shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.

Përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve!

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *