Po vazhdon me intensitet dinamika e mirëmbajtjes së hapësirave publike-gjelbëruese nga punëtorët e përkushtuar dhe të palodhur të njësive përkatëse. Puna po vazhdon në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik, si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke u dhënë përparësi kërkesave të qytetarëve.
NPL “Përparimi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë!














































