Punëtorët e Njësisë së Ndriçimit Publik kanë ndërhyrë me sukses gjatë mbrëmjes së sotme në rregullimin e problemit të ndriçimit në rrugën “Pandeli Sotiri”.
Ky intervenim kontribuon në krijimin e kushteve më të mira të ndriçimit dhe sigurisë për qytetarët dhe mërgatën tonë, duke mundësuar qëndrime dhe shfrytëzim më të këndshëm të hapësirave publike gjatë orëve të mbrëmjes.
NPL “Pastrimi” mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të ndriçimit publik në qytet.




