NPL “Përparimi” ka vazhduar edhe sot realizimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të planit operativ për vitin 2026.
Gjatë ditës ka filluar faza e dytë e pastrimit dhe mirëmbajtjes së varrezave në Begaj, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe rregullimit të kësaj hapësire publike. Njëkohësisht, ekipet tona kanë ndërhyrë në sanimin e problemeve të instalimit të ndriçimit publik në rrugën “Lumni Surdulli”, duke siguruar funksionalizimin e tij.
Në orët e mbrëmjes po vazhdon procesi i dezinfektimit dhe larjes së vendeve të përcaktuara për vendosjen e kontejnerëve në të gjitha pikat e qytetit. Ky aktivitet synon përmirësimin e higjienës publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të shëndetshëm për qytetarët.
NPL “Përparimi” mbetet e përkushtuar në zbatimin e planit të punës dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore, profesionale dhe në kohë, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë.























