Përkushtim për një Vushtrri më të pastër – Punë pa ndërprerje edhe në orët e mbrëmjes

Punëtorët tanë të përkushtuar dhe të palodhshëm vazhdojnë angazhimin e tyre edhe në orët e mbrëmjes, duke punuar me përgjegjësi dhe përkushtim që qyteti i Vushtrrisë të jetë sa më i pastër, më i rregullt dhe më i mirëmbajtur për të gjithë qytetarët.

Puna e tyre e vazhdueshme është dëshmi e përkushtimit të NPL “Pastrimi” Vushtrri për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe ruajtjen e pastërtisë në çdo lagje të qytetit.

Falënderojmë të gjithë punëtorët tanë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të përditshëm në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *